E tradhëtoi me shoqen e ngushtë/ Khloe Kardashian, mbron ish partnerin …!

E tradhëtoi me shoqen e ngushtë/ Khloe Kardashian, mbron ish partnerin …!

449
0

Edhe pse kaloi disa muaj të vështirë kur kuptoi se ish partneri e kishte tradhëtuar me shoqen e ngushtë, Khloe Kardashian nuk lejon askënd të flasë keq për babain e vajzës së saj, Tristan Thompson.

Në një koment në Instagram, një ndjekës ishte shprehur i bindur se Khloe e urren Tristanin, mirëpo 35-vjeçarja postoi një fotografi që tregon ngjashmërinë e së bijës me të atin, duke deklaruar publikisht se nuk ndjen aspak urrejtje për Tristanin.

“Si mund të urrej dikë që më ndihmoi në krijimin e këtij ëngjëlli? Njerëzit bëjnë gabime, por unë s’kam ndërmend të pengoj shërimin tim duke u mbushur me urrejtje. Jam shumë e zënë duke rritur bebushen time për të urryer njerëz të tjerë. E ëmbla True gjithmonë është dukur si babai i saj. Ajo është kaq e bukur!”- është përgjigjur Khloe në komentin që po bën xhiron e rrjetit.