Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Mborje të Korçës. Mësohet se shtetasi ‘F.D.’, 45 vjeç është gjetur nga bashkëfshatarët pranë lokalit të tij. Sakaq, nuk dihen ende shkaqet e vdekjessë 45-vjeçarit. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në terren dhe është duke punuar për të zbardhur ngjarjen e plotë.
NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë 19.12.2019, rreth orës 07.15, jemi njoftuar se në fshatin Mborje, pranë lokalit të tij është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët, shtetasi F.D., rreth 45 vjeç. Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.