Një rast i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë. Forcat “Shqiponja” kanë ndaluar makinat e dasmorëve në orët e vona të natës. Ky veprim i tyre ka habitur njerëzit në rrugë dhe në automjete, pasi nuk para ndodh që të kontrollohen makinat e dasmorëve.
Punonjësit kanë ushtruar kontrolle, kanë kërkuar dokumentacionet dhe më pas i kanë lënë të lirë dasmorët, por është krijuar edhe kaos dhe rrëmujë në rrugë.
Ndërkohë videoja është publikuar nga newsbomb.al, ndërsa një dëshmitar ka dërguar një mesazh për “Jetaoshqef.al”, duke thënë se ky është një akt i ulët dhe se në automjetet e dasmorëve nuk është gjetur asnjë gjë e dyshimtë.