E pabesueshme/ Zgjedhjet Presidenciale, futbollisti i famshëm merr 1 milion vota pa...

E pabesueshme/ Zgjedhjet Presidenciale, futbollisti i famshëm merr 1 milion vota pa qenë kandidat

511
0

Mund të quhet thjesht e pabesueshme, por ja që ka ndodhur. Sulmuesi i Liverpulit Mohamed Salah, edhe pse nuk ka qenë kandidat zyrtar në zgjedhjet e fundit presidenciale që u zhvilluan në Egjipt, ka arritur të marrë plot 1 milion vota, apo 5 për qind të votave të përgjithshme. Votuesit egjiptianë kanë zgjedhur që mbi fletët e votimit të shënojnë emrin e sulmuesit që i çoi pas shumë vitesh mungesë në Kampionatin Botëror të Rusisë. Një shenjë kjo se futbolli vazhdon të shikohet si ndikues ne popull. Salah, gjithashtu, ka shënuar 33 gola në 55 ndeshje me kombëtaren e Egjiptit dhe ka shënuar golin e minutës së fundit, që siguroi kualifikimin e Egjiptit për në Kupën e Botës 2018, në një fitore 2-1 ndaj Kongos. Zgjedhjet në Egjipt u fituan nga Al-Sisi me 92 për qind të votave, por më shumë se një milion njerëz i prishën votat e tyre, duke shkruar emrin e Salah në fletë-votimi.