E pabesueshme, nëna shet foshnjën për 2.000 dollarë

E pabesueshme, nëna shet foshnjën për 2.000 dollarë

617
0

 

Një nënë është arrestuar në Kentucky pasi akuzohet se shiti foshnjen e saj për 2.000 dollarë.

Policia kontaktoi me Maria Domingo-Perez pasi mori njofim nga shkolla Parker Bennett Curry Elementary School se 31-vjeçarja po shiste fëmijën.

Domingo-Perez fillimisht u dha oficerëve deklarata kontradiktore, por më vonë pranoi se ja dha foshnjën një burri dhe një gruaje.

Çifti, Katarina Jose Felipe dhe Jose Manuel Pascual, u thanë detektivëve se kishin paguar 2.000 dollarë për fëmijën.

Autoritetet nuk e zbuluan gjininë apo moshën e fëmijës.

Gjithashtu Felipe dhe Pascual u arrestuan dhe u akuzuan për shitje / blerje të një fëmije për birësim.

Policia tha që foshnja dhe katër fëmijët e tjerë të Domingo-Perez janë marrë nën kujdestarinë e shtetit.