E pabesueshme: Ja sa burra kishte “Gylsereni” (Foto)

E pabesueshme: Ja sa burra kishte “Gylsereni” (Foto)

901
0

gg_1472553693-625506

Nurgül Yesilçay në 26 mars festoi 40 vjetorin, mosha të cilën e koncepton si një fillim të ri në jetën e saj si femër. Ajo u bë e famshme në shumë vende të botës si Gylseren në serialin “Fate të kryqëzuara”, ndërkohë që është më e përfolura sa i takon jetës personale dhe marrëdhënieve të paqëndrueshme me meshkuj.

Historia e saj e parë nisi në vitin 2002 me producentin e njohur turk, Selim Kemahli, lidhje që zgjati vetëm një vit. Më pas aktorja u martua për 6 vjet me aktorin dhe producentin Cem Özer, bashkëjetesë që përfundoi me divorc në vitin 2010. Kjo periudhë post-ndarje ndërsa po përpiqej të dilte nga gjendja e vështirë u pasua me marrëdhënie krejtësisht sporadike të artistes. Në vitin 2011, Gylseren tentoi një lidhje disa mujore me Mithatcan Özer. Pas ndarjes prej tij qëndroi 2 vjet me Tolga Karacelik, një histori dhe kjo me fund të keq. Që nga janari i këtij viti, Nurgül Yesilçay është deklaruar e lidhur me Özgür İnal, pas një lidhjeje në fshehtësi për një peridhë 11 mujore. Arseyja pse Nurgul ka ndërruar shumë partnerë në jetën e saj sipas mediave turke lidhet me faktin se është një nga vajzat e njohura të kinemasë në Turqi, me karakterin më të vështirë. Edhe pse ajo njihet për famë edhe në teatër, dështimet në dashuri kanë lënë pasojat e veta, pasi ajo vuan nga çekuilibrimi emocional. Marrëdhëniet e vështira kanë bërë që të kthehet në një problem për kolegët edhe në sheshxhirim. Gjithsesi konsiderohet me fat pasi po shijon sukseset e një prej serialeve më të shitura dhe me fitime të pallogaritshme. “Fate të kryqëzuara”, një prodhim i gjigandit “Endemol” ka filluar transmetimet në shumë vende të botës. Vetë Gylseren ka pranuar të flasë hapur vetëm për ish-bashkëshortin, të cilin e ka cilësuar “thjesht një të njohur” në jetën e saj.