E pabesueshme! Djali takon për herë të parë pas 53 vitesh nënën...

E pabesueshme! Djali takon për herë të parë pas 53 vitesh nënën e tij biologjike

571
0

Programi “Dua të të bëj të lumtur” çeli puntatën e mbrëmjes së sotme me një nga historitë ndoshta më prekëset që janë trajtuar ndonjëherë nga ky emision. Ishte historia e një burri që kërkonte nënën e tij biologjike e cila e kishte braktisur para 53-vitesh. Petriti kishte kohë që dëshironte të gjente nënën e tij, madje i ishte drejtuar edhe emisioneve të tjera televizive, por fatkeqësisht nuk i’a kishte dalë dot mbanë. Pas një pune kërkimore prej më shumë se një viti, gazetarët e redaksisë e kishin gjetur nënën biologjike të Petritit.

 

Në studio u tregua historia e jetës së tij dhe kalvarit i vuajtjeve që kishte kaluar në fëmijëri. Ai ishte birësuar që i vogël, nga dy prindër të cilët ishin tepër të mëdhenj në moshë. Deri këtu dukej sikur Petur ngrohtësine e munguar, por fatkeqësisht gjatë kësaj periudhe i ati i Petritit kishte ndërruar jetë dhe nëna ishte detyruar të shkonte në azil. Petriti tashmë kishte mbetur i vetëm dhe për mbi 7 vite kishte jetuar sa me një vend në tjetrin, në kushte tepër të vështira. Nëna biologjike e Petritit e kishte pranuar ftesën për të ardhur në studio dhe pranoi që ai ishte djali i saj. Zonja Farije, nëna biologjike, rrëfeu historinë e jetës dhe tregoi që ishte detyruar që ta braktiste Petritin. “Më dhunonte ish-bashkëshorti dhe ai nuk e donte fëmijën, për këtë arsye u detyrova ta lë Petritin në spital.”

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana tjetër Petriti tepër i emocionuar dhe me lot në sy u shpreh: “Nuk dua të të gjykoj, nuk dua të të kërkoj llogari për asgjë. Dua vetëm të të falenderoj që më dhe jetë dhe dua të të njoh! Faleminderit!”. Pas 53-vitesh Petriti takoi më në fund nënën e tij biologjike, Farijen në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur”.

 

(Marrë nga Top Channel)