E mrekullueshme, mbi 200 burra ngrenë një hambar në krahë (VIDEO)

E mrekullueshme, mbi 200 burra ngrenë një hambar në krahë (VIDEO)

522
0

Duket si një habi për kohën që jetojmë, por në Ohio të Amerikës, ekziston një komunitet, i cili jeton akoma me norma e traditat e vjetra, larg teknologjisë që na rrethon. Njerëzit e komunitetit Amish, në Mount Vernon, në Ohio bëjnë çdo ditë veprime vetëm me forcën e tyre të krahëve. Edhe kjo pamje që po iu sjellim është po ashtu një sjellje e tyre tradicionale, shkruan MSN.

 

 

 

Në pronën e një burri të këtij komuniteti do të bëhet një dasmë dhe duhet një vend i lirë. Mbi 200 burra të komunitetit Amish, saktësisht 230 lëvizën një hambar të dizenjuar enkas nga ky komunitet, duke e rrotulluar 90 gradë dhe e dërguan atë 50 metra larg. Këtë veprim burrat e bëjnë me forcë krahu, pa ndihmë të ndonjë makinerie dhe vetëm në 5 minuta. Komuniteti Amish është i besimit të krishterë, kanë ardhur në SHBA kohë më parë, në kohën e persekucionit dhe reformave protestante. Ata nuk përdorin kompjuter, nuk shohin televizor dhe jetojnë gjithashtu pa Ipad. Ata jetojnë nëpër fusha të hapura, buzë udhëve dhe përdorin për të shkuar nga një vend në tjetrin më shumë kuajt. Patjetër që është një mrekulli, që në kohën e modernitetit dhe teknologjisë masive, ky komunitet shijon çdo gjë që na dhuron natyra.