E mbani mend Mimoza Llasticën? Ajo sot është mami

E mbani mend Mimoza Llasticën? Ajo sot është mami

923
0

Aktorja më e dashur e fëmijëve në vitet ‘80-’90, Mimoza llastica, sot nuk është më e tillë, ajo është shndërruar në një zonjë vërtet të hijshme.

 

Ndoshta fëmijët e sotshëm nuk e kanë mundësinë të shikojnë këtë personazh, pasi dita e tyre është e zënë duke parë filma të animuar të ndryshëm nga ata që shikonin një herë e një kohë fëmijët deri në vitet ’90, ama sot duam t’ju tregojmë për ndryshimin e madh të asaj aktores së vogël.

 

Zhaklina është një zonjë e vërtetë në ditët e sotme, e rritur, e maturuar dhe me një jetë personale, edhe pse larg Shqipërisë dhe syrit të mediave e të kamera.

 

Ajo është nënë e një vajze, Aleksës dhe bashkë me të shoqin që është jurist, jeton në Bernë të Zvicrës.

 

Nga vogëlushja e llastuar që nuk e hante bukën sepse ia kishin lëpirë gjalpin, ka ngelur ndoshta vetëm shpirti prej fëmije, pasi pamja e saj ka ndryshuar tej mase.