E keni gishtin e dytë të këmbës më të gjatë se tjerët?...

E keni gishtin e dytë të këmbës më të gjatë se tjerët? Ja çka do të thotë

655
0

screenshot-1-5-780x439_1471444145-2643094

Aq më të gjatë që e keni gishtin e dytë të këmbës, aq më shumë kualitete lidershipi keni. Jeni dinamik dhe me plot burime, por dëshira për t’i përfunduar gjërat në mënyrën “ose siç dua unë, ose hiç”, mund t’ju kushtojë në të ardhmen.

Populli indian e ka që nënat i ndalojnë djemtë e tyre të martohen me vajzat të cilat e kanë gishtin e dytë më të gjatë, pasi që, sipas tyre, kjo thoshte se ato kishin tendenca “t’ia merrnin anën burrit”, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, nëse e keni më të vogël gishtin e dytë të këmbës, kjo nuk do të thotë se e pranoni poshtërimin, por thjesht tregon se jeni të lumtur me atë që e keni. E vlerësoni harmoninë dhe nuk provoni të futeni mes gjërave me vështirësi.

Gishti i tretë i këmbës..

Kinezët e ndërlidhin energjinë dhe vullnetin me gishtin e tretë të këmbës. Nëse gishti i tretë është relativisht i gjatë, kjo do të thotë se jeni tejet energjik, e veçanërisht në punë.

Aq më të gjatë që e keni këtë gisht, aq më të prirë jeni të shënoni sukses në karrierë. Jeni perfeksionist dhe mund të arrini shumë me vendosshmërinë dhe energjinë që e keni.

Sidoqoftë, e keqja e kësaj është se keni tendenca vetëm të punoni dhe të harroni për argëtimin, dashurinë dhe familjen. /Telegrafi/