E joshi përmes “Snapchat”, në banesë i bëri gjëmën. Policia jep detaje...

E joshi përmes “Snapchat”, në banesë i bëri gjëmën. Policia jep detaje për 19-vjeçaren mashtruese, ajo me të dashurin dhe shokun…

478
0

 

Një 19-vjeçare nga Gjakova, mbrëmjen e së enjtes e kishte ftuar një 29-vjeçar në banesën e saj, duke e joshur përmes rrjetit social “Snapchat”. Por pak pasi arriti në banesën e saj, djali nga Gjakova u rrah dhe u grabit.

Dy të rinjtë kishin biseduar përmes rrjetit social “Snapchat”, ku vajza e kishte joshur djalin dhe e kishte ftuar në banesën e saj.

29-vjeçari A.N. kishte shkuar në banesën e vajzës, A.D.por, pak pasi arriti aty, e priti një befasi e pakëndshme.

Dy persona të maskuar dhe me shufra hekri në duar, ia kanë grabitur A.B. portofolin me 160 euro.

Pas grabitjes, të dyshuarit e kanë kërcënuar 29-vjeçarin që të mos e njoftojë policinë. Ngjarjen e ka konfirmuar për Gazetën Express Drejtori Rajonal i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta.

Graishta ka treguar se është arrestuar e dyshuara A.D. e cila edhe e ka pranuar veprën e kryer.

“Sot gjatë ditës pas një pune operative të hetuesëve nga stacioni policor Gjakovë, është arrestuar e dyshuara e cila e ka pranuar se veprën e ka kryer duke bashkëpunuar me të dashurin e saj dhe një shokun e tij, të cilët janë identifikuar nga policia por që ende janë në arrati”, ka theksuar Graishta.