Modelja e njohur, Oriola Marashi duke se po e shijon karantinimin.
Edhe pse prej disa ditësh e izoluar si pasojë e koronavirusit, duket se ajo ka vendosur që të marrë më të mirën prej saj.
Oriola postuar një foto teksa lahet në pishinë pa rroba banje. E gjithë shpina e saj është e zbuluar, por nuk ka treguar se kush ia ka bërë foton.
Megjithatë, vetëm pak orë më vonë modelja ka ndryshuar mendje dhe e ka fshirë foton.
Prej kohësh ajo përflitet për një lidhje me futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Eros Grezdën, i cili aktualisht jeton në Kroaci, ku edhe aktivizohet në një prej skuadrave vendase.
Edhe postojnë nga i njëjti vend, asnjë prej të dyve nuk e ka zyrtarizuar lidhjen, megjithatë herë pas here ‘ngacmojnë’ me ndonjë detaj që të kuptohet se janë bashkë.