Një plagosje me armë zjarri sapo ka ndodhur në Kavajë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur pranë Bashkisë së vjetër.
I plagosur ka mbetur shtetasi Rexhep Tare. Ai eshte transportuar per ne spitalin rajonal.
Shoqërohet autori i plagosjes me armë zjarri në Kavajë.
Sekuestrohet edhe arma e dyshuar e krimit
Rreth orës 11:10 në Kavajë, në lagjen nr 2, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. T, 53 vjeç, i cili u dërgua në spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.B, 31 vjeç, nga Kavaja po shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Është sekuestruar edhe arma e dyshuar e krimit, një armë zjarri kallashnikov.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje,ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.