Profesor çfarë zbulimi keni bërë përsa i përket një vaksine për COVID-19 të paktën për të ardhmen?
Zbulimi ynë është ky për sa i përket asaj që ne sot quajmë vaksinë ndaj COVID -19. Ajo është një proteinë e kombinuar, praktikisht është një proteinë e koronavirsuit pjesë e SARS-2. Proteina quhet Spaik.
Kjo është proteina që virusi përdor për të hyrë në qelizat njeriut.Ne kemi marrë një pjesë të vogël të proteinës Spaik, e cila mund të përdoret për të vaksinuar njerëzit. Deri tani e kemi përdorur te kafshët dhe kemi parë që kafshët zhvillojnë antitrupa, të cilët kanë aftësinë për të ndaluar që virusi të hyjë në qeliza.Në çfarë pike është kërkimi?
Aktualisht ne e kemi eksperimentuar vaksinën te minjtë dhe kemi marrë përgjigjje pozitive, se vaksina jep efekt.
Por duke parë urgj. encën që ka shkaktuar pand. emia e koronavirusit, hapi i radhës është që vaksinën ta provojmë te njerëzit. Por po presim që autoritetet të japin lejen për ta provuar edhe te njerëzit.Ndërkohë na shpjegoni, çfarë i ndodh minjve të vaksinuar?
Dy javë pas vaksinimit, minjtë krijojnë antitrupa, ne tani po i testojmë këto antitrupa që janë specifikë për virusin, por tani duhet ta testojmë nëse arrin të bllo. kojnë hyrjen e virusit tek qeliza. Por ne kemi eksperiencë ndaj kësaj vaksine, gjë të cilën e kemi bërë që në vitin 2003 me SARS dhe për virusin MERS në vitin 2014.Tani po punojmë për vaksinën identike që bëmë për MERSIN, e cila ka rezultuar shumë efikase, duke prodhuar antitrupa ndaj virusit MERS.
Pra ne nuk presim të kemi surpriza të pakëndshme me këtë vaksinë. Jemi shumë të sigurtë se do të kemi rezultate shumë të mira, njëlloj si patëm edhe me vaksinën e MERS.A u keni kërkuar autoriteteve amerikane që ta testoni vaksinën te njerëzit ?
Po, ne kemi filluar të bisedojmë me autoritetet, por dua të shtoj se është më interaktive sa mund të duket nga jashtë, pasi dërgohen dokumenta, priten përgjigjje, dhe në këtë mënyrë të kuptojmë çfarë duhet bërë dhe çfarë jo. Zakonisht, kjo praktikë zgjat vite të tëra përpara se të fillohet eksperimenti te njeriu.
FDA të kërkon dokumenta të ndryshme, pasi duan të jenë të sigurtë që vaksina nuk shkakton dëme por të mbron nga virusi. Por besoj se në këtë rast, rruga është më e shkurtër se zakonisht.FDA e kupton që ka një urgj. encë jashtëzakonisht të madhe për një vaksinë për të gjetur kompromise, por edhe për të qenë të sigurtë që vaksina është e sigurtë. Nga ana tjetër të eksperimentohet të njeriu sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kur besoni se do të keni një përgjigjje nga FDA ?
Ne besojmë se në harkun kohor të një ose dy muajve ne do të kemi një përgjigjje të FDA për vaksinën në mënyrë që ne të testojmë atë te njeriu.Pasi të kenë kaluar dy muaj, sa zgjat testi i vaksinës te njeriu?
Për të pasur të dhëna të plota na duhen rreth dy ose tre muaj, të cilat do të na tregojnë edhe se cili është hapi i radhës për të ndjekur, hap i cili varet shumë nga përgjigjja: nëse përgjigjja e vaksines do të jetë e plotë dhe e fortë dhe pandemia vazhdon të jetë prezente, atehere në ja japim industrisë për ta prodhuar.
Por, nëse përgjigjja e testeve te njeriu nuk është e mirë ose pand. emia të ketë ulur disi agre. sivitetin, ne mund të presim pak kohë përpara se ta shpërndajmë vaksinën në të gjithë botën.Pra ju po thoni se, nëse pand. emia vazhdon deri në shtator, ne do të kemi vaksinën për të gjithë popullatën?
Duhet pritur pak gjatë kësaj periudhe, pasi edhe industria është disi e ngadaltë dhe duhen edhe ata disa muaj për të qënë gati për prodhimin.
Pra, në variantin më të mirë në fund të vitit ne mund të kemi vaksinën. Nese infe. ksioni të bjerë disi, ashtu si dhe pritet të ndodhë në muajt e ardhshëm e pritet që të rifillojë dimrin tjetër, vaksina mund te kerkoje pak kohe me shume.Do të ishte ai momenti, që do të rikthehej, por duke pasur parasysh nëse ky virus do të sillet si të gjithë virusët e tjerë, si gripi apo sëm. undje të tjera të frymëmarjes. Por duke qënë se të gjitha parashikimet që ne kemi bërë deri tani nuk kanë dalë të sakta, duhet të marrim parasysh edhe të papriturat.A keni një ide se sa mund të kushtojë kjo vaksinë?
Përsa i përket kostos nuk do të jetë e lartë, ne besojmë se se do të kushtojë më pak se vaksina që përdoret normalisht për gripin.