Pas këtij shkrimi, aktori i njohur i humorit Jul Deda, që është edhe anëtar i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, parti e cila ka dalë publikisht në mbrojtje të banorëve të Unazës së Re, ka bërë një reagim në rrjetet sociale.
Aktori i humorit Julian Deda është përplasur me gazetaren Mira Kazhani, pas një shkrimi që kjo e fundit ka bërë lidhur me protestën e Astirit, që sipas saj ishte një dështim. Në rubrikën e saj me “25 rreshtat”, Mira shkruante se ajo e Astirit ishte një protestë që nuk gjeti mbështetje në masë, që dështoi në kauzë dhe në formë duke ngjallur antipati tek qytetarët e tjerë. Një fotografi e Shqipërisë 30-vjeçare të keqpërdorur.’ Pas këtij shkrimi, aktori i njohur i humorit Jul Deda, që është edhe anëtar i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, parti e cila ka dalë publikisht në mbrojtje të banorëve të Unazës së Re, ka bërë një reagim në rrjetet sociale.
Në një status në Facebook, Deda, shkruan se ajo që ka bërë shkrimin në fjalë është një gazetaruce që mbase ka nevojë për një burrë që të qetësohet.
“Kesaj gazetaruces populiste, qe protesta e banoreve te Astirit i duket deshtim, gjejini nje burre te qetesohet, se gjynah..!”- shkruan Jul Deda, në llogarinë e tij në Facebook.
Por nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe përgjigjia e gazetares Mira Kazhani ndaj aktorit të humorit. Në të njëjtën formë, në një status në rrjetet sociale, Kazhan ie pranon që nuk ka burrë por gjithashtu i kthen përgjigje edhe Dedës.
“I dashur Juli. Është e vërtetë që nuk kam akoma një burrë. Me sa shoh as gruaja jote nuk ka,”– shkruan ajo.
Por aktori nuk e ka lënë me kaq replikën në rrjetet socilae. Në një tjetër status, Jul Dededa shkruan se Mira kazhani është një njeri i dëashtuar, saqë edhe kur nuk i përmendet emri, e kupton që një status është për të, referuar ktu reagimit të tij të parë, ku nuk kishte caktuar emër se kujt i drejtohet.
“Kaq e deshtuar je sa çdo kritike qe shkruhet ne facebook, edhe kur nuk te permendet emri e kupton se behet fjale per ty,”- përfundon Deda.