Duka ‘qëllon në shenjë’, e sjell në Shqipëri ish trajnerin e Juventusit,...

Duka ‘qëllon në shenjë’, e sjell në Shqipëri ish trajnerin e Juventusit, Interit dhe Milanit

759
0

Lëvizje jashtëzakonisht interesante te Kombëtarja Shqiptare. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, mbetet në kërkim të një trajneri që do zë zëvendësonte të larguarin Christian Panucci. Emrat e trajnerëve për të marrë drejtimin e ‘kuqezinjve’ janë të shumtë, por së fundi në listë është shfaqur edhe një emër i njohur për të gjithë. ‘Procesi Sportiv’ raporton se Duka ka pasur një takim sekret me Alberto Zaccheronin, ish trajnerin e Juventusit, Milanit dhe Interit. Presidenti i FSHF ndodhet në Bologna për të diskutuar mundësinë që italiani 66 vjeçar të marrë drejtimin e Kombëtares që javën e ardhshme. Nëse gjithçka mbyllet me sukses, Zaccheroni do të firmos kontratë dy vjeçare me Shqipërinë. Zaccheroni është një trajner me emër në Itali, ku ka drejtuar skuadrat më të mëdha në këtë vend si Juventus, Inter dhe Milan. Ai së fundi ka qenë trajner i Emirateve të Bashkuara Arabe.