Armando Duka është rikonfirmuar për herë të pestë të krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, pas një gare të fort ku kundërshtar kishte Bashkim Finon, që vinte nga fusha e politikës. Pas 16-vite në drejtimin e futbollit në vend, Duka do të qëndrojë edhe për katër vite të tjera, çka e bëjnë atë të pathyeshëm në këtë garë pavarësisht kundërshtarit që ka përballë. Por, kush është njeriu që Duka i trembet, por ta ketë përballë madje në “Zona Gol”, ku ishte i ftuar ai thotë që përballë Altin Lalës, nuk do të kandidonte fare. “Nuk do të kandidoja përballë Altin Lalës, por do ia dorëzoja me kënaqësi postin e presidentit të FSHF-së. Kam konsideratë të veçantë për atë që ai ka bërë. Një njeri me fizik aq të vogël të bëjë aq shumë. E kemi parë të gjithë se çfarë ka arritur dhe na ka bërë krenar”, ishin fjalët e presidentit të FSHF-së.