Duka: Futbolli nuk ka të bëj vetëm me këmbët, te Kombëtarja duhet...

Duka: Futbolli nuk ka të bëj vetëm me këmbët, te Kombëtarja duhet edhe zemer

447
0

Pas fitores së Shqipërisë ndaj Islandës me rezultatin 4-2, ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka. Suksesi u arrit në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar 4 gola në një ndeshje zyrtare si rrallëherë më parë, për të hedhur poshtë të gjitha kritikat që ishin marrë deri tani.

Duka ka vendosur theksin se për të mbërritur në këtë sukses ka ndikuar edhe dashuria e madhe që u dha nga ana e mbështetësve, që për këtë moment të vështirë ku gjendeshin kuqezinjtë, ishte jetike:

Unë isha i bindur se të gjithë, pavarësisht nga momentet e vështira, do ” kthjelloheshin” dhe do vazhdonin të jepnin dashuri për këtë KOMBËTARE në ditë të mira dhe të këqia…Djemtë kishin nevojë për këtë dashuri dhe sot na e shpërblyen… Futbolli nuk ka të bëjë vetëm me këmbët, por sidomos kur luan me Kombëtaren mbi të gjitha ka të bëjë me zemrën…Sot më shumë se kurrë jam i bindur se ne do të vazhdojmë të jemi bashkë në ditë të mira e të këqia…Për më tepër ëndrra vazhdon”, u shpreh Duka.