Dua Lipa përdor një objekt të pazakontë për t’u kujdesur për lëkurën,...

Dua Lipa përdor një objekt të pazakontë për t’u kujdesur për lëkurën, do e provonit dhe ju?

340
0

Dua Lipa përdor një furçë dhëmbësh për më tepër sesa thjesht dhëmbët e saj. Përkushtimi i saj ndaj higjienës dentare u shpërblye kur ripërdori një furçë rezervë në rutinën e saj të bukurisë.

Ylli i popit i tha Allure se përdor rregullisht furçën e dhëmbëve për të eksfoliuar buzët e saj dhe gjithashtu mban disa mjete shtesë në dorë për t’u përdorur si furça për grimin e syve.

“Në shtëpi [në Londër], e zbulova pasi nuk kisha shumë mundësi për grim dhe sajohesha me ato pak që kisha. Tani, unë ende e përdor atë,” tha Lipa për Allure.

Ajo sqaroi se nuk përdor të njëjtën furçë dhëmbësh për të gjitha nevojat e saj të bukurisë, por “herë pas here” përdor një të veçantë për të mbushur vetullat e saj të trasha me rimel të errët.