Dua Lipa bën revistën prestigjoze Vogue të flas shqip.

Dua Lipa bën revistën prestigjoze Vogue të flas shqip.

710
0

73 pyetjet e Vogue është një format mjaft i mirënjohur ku yje ndërkombëtare u përgjigjen 73-pyetjeve përgjatë rutinës të tyre të ditës.

Disa nga emrat e të mëdhenjve që janë shfaqur janë si: Michael B. Jordan, Kim Kardashian, Emma Stone, Taylor Swift, Kendall Jenner, Zac Efron, Emily Ratajkowski, CL, Gigi Hadid, and Selena Gomez.

Ky është një nga emisionet më të ndjekura të Vogue ku një puntatë numëron miliona shikime dhe njihet për pyetjet sfiduese.

Dua Lipa ishte personazhi radhës ku intervistën e zhvilloi në një nga skenat e saj të turneut ”Future Nostalgia”. Intervista e saj pati goxha feedback positiv nga fansat të cilat mësuan më shumë nga jeta këngëtares që është në qendër të vëmendjes globale për momentin. Përgjigjet e saj u cilësuan inteligjente nga fansat dhe Dua i bëri të gjithë për vete me ëmbëlsinë dhe sensualitetin e saj.

Ajo ndau disa mesazhe fuqizuese duke thënë se të gjithë të rinjtë duhet të mendojnë se munden dhe ata janë pothuajse atje. Ajo foli gjithashtu se kënga e saj e parë ishte në gjuhën shqipe, dhe se fraza më e përdorur në familjen e saj është, ‘Çfarë ka për me ngrënë?’.

Dua vazhdoi tregoi gjithashtu se mamaja e saj gatuan shumë mirë ushqimet shqiptare dhe foli sesa punëtorë janë shqiptarët ku veçoi sakrificat e babait të saj.

Intervista e plotë: https://youtu.be/asrGCMGSmY0?t=267

Shkroi: Arlis Alikaj / Portali Vizion

Shperndaje