Nga Aleksandër Biberaj
Te dashur miq,
Sic eshte bere e ditur tashme, Keshilli i Europes, organizata me e madhe politike ne Europe, me rreth 650 deputete nga 47 vende anetare dhe nje popullsi rreth 820 milion banore, vendosi sot te terhiqte monitoruesut e vet nga farsa e 30 Qershorit. Keshiili i Europes ka nje histori dhe tradite 70-vjecare ne mbrojtje te demokracise, shtetit te se drejtes, dhe te drejtave te njeriut, parime dhe vlerat baze keto te Europes.Ne KE bejne pjese edhe institucionet e Asamblese Parlamentare, Komitetetit te Ministrave, Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, Gjykates se te Drejtave te Njeriut si dhe Komisionerit per te Drejtate e Njeriut. Eshte hera e pare ne historine e pas viteve ’90, kur KE terheq monitoruesit e vet nga zgjedhjet, gje qe s’ka ndodhur as ne kohen e konflikteve te armatosura Ukrahine-Rusi, Gjeorgji-Rusi, Armeni-Azerbajxhan, as ne kohen e konflikteve te armatosura etnike ne Maqedoni, si dhe as nga monitorimi i zgjedhjeve ne Bjellorusi, Moldavi apo ne ish-republikat e tjera te ish-Bashkmimit Sovjetik. KE eshte institucioni kryesor monitorues i respektimit te standarteve te demokracise, shtetit te se drejtes si dhe te drejtave te njeriut, ne Europe, dhe Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale eshte institucioni kryesor per monitorimin dhe certifikimin e zgjedhjeve vendore ne Europe. Tashi eshte radha besoj e OSBE-ODIHR te terheqin monitoruesit e tyre nga farsa e 30 Qershorit. Si kolege por edhe si ish-Zevendes President i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, falenderoj deputetet e nderuar te KE-se per vendimin e tyre absolutisht te drejte ne respektim te vlerave baze te Europes dhe KE-se per demokracine, shtetin e se drejtes si dhe te drejtave te njeriut!