Doni të shtoni financat tuaja? Zgjidhja është…gjethja e dafinës

Doni të shtoni financat tuaja? Zgjidhja është…gjethja e dafinës

833
0

Dafina është një bimë që prej qindra vitesh është konsideruar si një bimë e shenjtë, e që përveç efekteve shëndetësore, ka edhe përdorime të tjera. Sipas asaj që thonë të vjetrit, kjo bimë besohet se lidhet me mirëqenien financiare dhe tërheqjen e lekëve.

 

Dhe për këtë arsye, nëse doni të keni gjithnjë lekë në portofolin tuaj, provoni të vendosni një gjethe të vogël dafine brenda tij, në një xhep të fshehtë. Kjo do të ‘tërheqë’ para të reja për ju. Nëse doni të keni para më shpejt, vendoseni gjethen e dafinës në vendin ku ju i mbani paratë, pasi thuhet se ky ritual do të ndihmojë në përshpejtimin e rritjes së pasurisë.

 

Gjithashtu, nëse do të shkoni në një takim të rëndësishëm dhe veçanërisht në atë që ka të bëjë me financat tuaja, mbani në dorë (ose në rastin më të keq, në bllokun tuaj) një gjethe dafine aromatik. Ky ritual supozohet t’ju japë besim dhe t’ju sjellë lumturi.

 

Ruani momentin kur hëna është e re dhe shkruani një dëshirë në gjethen e dafinës. Përpiquni mos ta dëmtoni dhe vendoseni këtë fletë në një vend të fshehur me para dhe kur hëna të jetë e plotë, digjeni atë. Hidhni hirin jashtë dhe prisni që ëndrrat tuaja të realizohen së shpejti.