Donaldi u ndërrua me Romeon, Beatrix shtanget fare dhe s’u beson dot syve! Hiqe bluzën (foto)

Takimi i shumëpritur mes Donaldit dhe Romeos ndodhi këtë mbrëmje në spektaklin e Big Brother Vip. “Bëj atë që mendon ti, çfarë ke pasur jashtë janë të zgjidhura kështu që, je shumë i fortë, ngulite atë gjë, je shumë i fortë”, tha Romeo.

“Si ke qenë ti a je mirë?”, tha Donaldi. “Unë çfarë s’po bëj”, tha Romeo. “Jam në disa momente që doja aprovim, edhe pse e di që kam pasur aprovimin tënd sidomos tek kjo situata”, tha Donaldi. “Ti u tregove burrë edhe pse të vunë me shpatulla pas muri, je i drejtë je i saktë”, tha Romeo.

Pas takimit, ata ndërruar rrobat, dhe Romeo u iu bashkua banorëve të tjerë. Trixa siç duket e ndjeu se dy vëllezërit janë ndërruar, pasi e pa në mënyrë të çuditshme Romeon, mbase duke patur edhe dyshimet e saj. Beatrix e ndjeu që në fillim se diçka nuk po shkonte dhe mbeti e shtangur, por edhe pjesa tjetër e banorëve e kuptoi shpejt lojën që kishte menduar produksioni për sot.

 

Ishte moderatorja Einxhel Shkira ajo që reagoi e para dhe kërkoi që të shihte tatuazhet e Romeos për të dalluar nëse ai që ishte përballë ishte me të vërtetë Donaldi siç pretendonte. “Ky s’është Donaldi, s’është Donaldi…hiqe bluzën të shikoj, largo pantallonat, të shoh tatuazhin,”- tha Einxhel.

Në këtë moment reagoi dhe Beatrix Ramosaj. “Ua nuk është Donaldi, nuk është ai, uaaa,”- tha ajo dhe u largua me vrap. E trembur dhe e panikur, Beatrix Ramosaj shkoi të pinte ujë, pasi ishte gjendur papritur përpara kësaj situate.  Kjo situatë shkaktoi mjaft të qeshura në studio dhe me siguri edhe te publiku nga ekrani.

Romeo Veshaj kërkon që të njihet me Beniada Nishanin, mbesën e ish-presidentit Bujar Nishanin. Kjo ishte kërkesa që ai i tha vëllait të tij mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP. ‘Dëgjo, thuaj një fjalë për mua asaj Beniadës se është shumë e mirë zemra’– i tha Romeo vëllait të tij, duke kërkuar një mundësi takimi me mbesën e ish-presidentit Bujar Nishani.

Author: vizional