Dokumentarë të historisë së lashtë, por edhe të re të Pekinit

Dokumentarë të historisë së lashtë, por edhe të re të Pekinit

190
0

Një cikël dokumentarësh, të cilët pasqyrojnë historinë, kulturën, monumentet e lashta, por edhe të reja të Pekinit do të fillojnë të shfaqen sëshpejti në Radiotelevizionin Publik Shqiptar dhe ne një nga kanalet e platformës Digitalb. Nepërmjet këtyre dokumentarëve publiku shqiptar do të udhëtojë në historinë e një prej metropoleve më të mëdha të botës, duke duke njohur detaje të rëndësishme të këtij qyteti. RTSH dhe Digitalb nënshkruan me Televizionin e Pekinit marëdhënie bashkëpunimi për këto dokumentarë. Në ceremonine e organizuar ne RTSH, marrëveshja u nënshkrua nga drejtori I përgjithshëm , Alfred Peza dhe Ge Hongyu, , drejtor I programimit të komunikimeve me jashtë në televizionin e Pekinit.

Ky hap I parë I bashkëpunimit ndërinstitucional- u theksua gjatë takimit, krijon mundësi për një bashkëpunim konkret e të ndërsjelltë në të ardhmen.Në ceremoninë e nënshkrimit ishte I pranishëm edhe I Ngarkuari me Punë I Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri , Wang Dexin. Po kështu në mjediset e Digitalb u nënshkrua marrëveshja lidhur me këto trasmetime, nga Ge Hongyu dhe Eglinor Ramaj, drejtor I përgjithshëm I Digitalb. Trasmetimet e këtyre dokumentarëve do të fillojnë në muajin nëntor në kanalet e kësaj platforme. Në shkollën e mesme jopublike Dertliu në Tiranë, delegacioni nga televizioni I Pekinit dhe drejtues të Institutit Konfuci pranë Universitetit të Tiranës , patën një takim me nxënës të kësaj shkolle. Ishte një bashkëbisedim I hapur dhe I sinqertë , ku nxënësit shprehën dëshirën e tyre për të njohur më në detaje historinë dhe zhvillimin e Kinës. Drejtoresha e shkollës, Ema Dertli dhe nxënës të ndryshëm folën për interesat në rritje të tyre, për të komunikuar edhe me vendin e zhvilluar aziatik.