‘Do të të mbaj në bagazhin e makinës, do të thyej kokën’!...

‘Do të të mbaj në bagazhin e makinës, do të thyej kokën’! Ngjarja në Tiranë, autori është marrë peng 2 vite më parë

435
0

Detaje të reja nga vrasja e Vilson Tafçiut teksa ndaj autorit të dyshuar, shoku të tij Noel Dishi, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

 

Mësohet se Noel Dishi është marrë peng dy vjet e gjysmë më parë në Durrës. Ai është mbajtur në një bagazh makine nga disa persona të cilët pas disa orësh e lanë të lirë në Vorë por arsyet e pengmarrjes nuk dihen ende.

 

Për këtë, Dishi ka bërë edhe deklarimet në Prokurorinë e Durrësit.  Ngjarja e vitit 2017 u hetua nga krimet e rënda por pas ngritjes së SPAK dosja kaloi në Durrës.

 

Ndërkaq, për mbrëmjen e 20 janarit, natën kur ndodhi krimi, ai ka rrëfyer se e kiishte lënë të takohej me Vilsonin te Astiri.

 

“Më telefonoi Vilsoni dhe e lamë të takoheshim te Astiri. Kur u takuam debatuam dhe më kujtoi rrëmbimin. Më tha do të ta bëj më keq se sa ta kanë bërë. Më tha do të të mbaj në bagazhin e makinës, do të të thyej kokën dhe pastaj më shau edhe nga familja. Tentova të largohesha dhe i thashë që do sqaroheshim nesër por ai vijonte me kërcënime dhe atëhere, unë nxorra armën që e mbaja që pas rrëmbimit tim dhe e qëllova. Nuk doja ta vrisja mikun tim të fëmijërisë”, ka deklaruar 29-vjeçari Dishi.

 

Ndërkaq arma e krimit dhe celulari i Noel Dishit nuk janë gjendur ende nga policia. Autori njihej si Noel Dishi, mirëpo emri i tij i vërtetë është Miklovan Prifti. Ai është me origjinë nga Dibra dhe banues në Durrës. Ai njihet edhe me 2 emra të tjerë, si Noel Dishi dhe Noel Kolaveri.

 

Dishi e ka pranuar vrasjen e shokut të tij pasi është vetëdorëzuar në polici, 3 ditë pas krimit. Pasi kreu krimin autori është larguar drejt Kavajës dhe ka qëndruar në hotel.

 

Ngjarja ka ndodhur pasi autori e ka thirrur jashtë lokalit Tafçiun ku ky i fundit ndodhej i shoqëruar me dy vajza dhe pas konfliktit të çastit e qëlloi disa herë me plumba duke i marrë jetën.

 

Viktima dhe autori, shok me njëri-tjetrin kanë qenë bashkë në Francë dhe Zvicër, ku edhe andej kanë pasur konflikte. Dyshohet se edhe debati te Astiri ka nisur për pazare droge, megjithatë përfundimi i hetimeve do të zbardhë shkaqet e vërteta.