Rudina Dembacaj është një nga artistet që shquhet për një marrëdhënie të ngushtë me ndjekësit. Gjatë bashkëbisedimit të fundit ajo tregon personat e dashur që i munguan në dasmë. Dhe ai që kryeson në listë është padiskutim i ati i ndjerë. Ndërsa në një pyetje tjetër Rudi tregoi dhuratën që i kërkoi Viktoria për festa. Viki dëshiron një motër por kjo nuk është një gjë që mund të realizohet brenda 20 ditësh.
Askush nuk ka ngelur pa u përfshirë në një bisedë për trekëndëshin e dashurisë: Bora – Donald – Beatrix. Ditët e fundit kanë qenë më intensivet dhe duhet pranuar që e gjithë Shqipëria është ndarë në dy grupe: Ata që janë pro çiftit Donald-Beatrix dhe ata që duan Donaldin dhe Borën.
Madje edhe personazhet publik janë përshirë në këtë situatë dhe në një bisedë me ndjekësit së fundmi, Rudina Dembacaj ka dhënë opinionin e saj. “Në fakt qesha shumë kur ca njërëz bënin “moral” kundër Donaldit ndërkohë që unë i njoh nga afër e s’kan lënë gjëëëë… Qesha me lot. Bora yll. Trixa yll. Donaldi gjithashtu super djalë, e njoh që 19 vjeç. Ku di unë tani”, ka përfunduar aktorja.
Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë një ndër çiftet më të komentuara të mediave rozë. Më 1 tetor të këtij viti ata madje kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre, në një festë me shumë të ftuar VIP, dhe të shumëkomentuar në mediat rozë.
Por, ç’do të bënte Rudina nëse Marku do ta tradhtonte? Këtë kuriozitet e kanë patur ndjekësit e saj, që e kanë pyetur në një “mini-intervistë” të zhvilluar në Instagram. Por aktorja e ka shumë të qartë se çfarë do të bënte. Shumë shkurt ajo u përgjigj: “Do ta lija”.
Ndër të tjera, ajo ka treguar se edhe pas celebrimit, mban mbiemrin e saj, dhe jo të partnerit. “Rudina Dembacaj Përgjithmonë. Thjesht e dashuruar me Frrokun tim”, shkroi aktorja në një nga përgjigjet për ndjekësit. Kujtojmë se këtë sezon, Rudina i është bashkuar kastit të akotrëve dhe stafit të “Klanifornia