Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të reja nga gazeta gjermane “Bild” për blerjen e votave nga socialistët.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, deputeti Ndreu nuk ka thënë asnjë fjalë për përgjimet e “Bild”, por ka sulmuar kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, teksa është shprehur se ai është i krimbur në para ruse. Më tej, Pjerin Ndreu ka paralajmëruar se do të dalin përgjime edhe për Bashën, dhe sipas tij, kur kjo të ndodhë, do të qelbet toka.
“Kryetari opozites i krimbur ne para ruse, pa llogarite zullumet ne vend, disa punonjes shteti qe djegin KZAZ, nje kryetar bashkie qe ju leshon zorren e ujit policeve….keta te gjithe qenkan normale ne sy te disa analisteve, ndersa ti kerkosh voten kryetarit tend te partise qenka anormale ! Me falni po ketu jane mbyte ne llumin e parave ruse shume vete e media e sdine cfare thone ! Kur t’ju dalin pergjimet dhe menyra e financimit rus te disave do te qelbet toka!”, ka deklaruar Ndreu.