“Do ju prishet goca, pse e çuat për artiste”, aktorja e njohur...

“Do ju prishet goca, pse e çuat për artiste”, aktorja e njohur tregon sesi është paragjykuar që zgjodhi rrugën e artit

408
0

 

Aishe Stari është një ndër aktoret më të njohura durrsake e cila numëron dhjetra role humori në skenë. Ajo ka qenë e ftuar këtë të mërkurë në emision “Soiree” për të folur dhe për të festuar për qytetin e saj Durrësin.

Biseda është foksuar edhe sesi është mentaliteti i Durrësit dhe të ftuarit kanë pohuar që ka qenë pak i mbyllur. Një ndër to që ka pohuar këtë gjë ka qenë edhe aktorja Aishe Stari.

 

“Jo kaq të lira nuk kanë qenë. Mendimi ka qenë patriarkal. Më kujtohet kur shkova kur u hap shkolla e lartë për aktore dhe e kanë kapur mamanë time kushedi sa njerëz dhe i thoshnin ‘si e çove ti gocën për artiste, do t’ju prishet goca”, ka treguar aktorja e njohur Aishe Stari.