Do jepte llogari para Kuvendit/ Sëmuret ‘papritur’ kryeprokuroria, reagon deputeti: Se besoj...

Do jepte llogari para Kuvendit/ Sëmuret ‘papritur’ kryeprokuroria, reagon deputeti: Se besoj fare

434
0

Sic edhe ishte parashikuar ne rendin e ditës. Gjatë seancës së sotme plenare, Kryeprokuroria Arta Marku duhej të ishte e pranishme për të komunikuar rezultatet e punës dhe të diskutonin për kriminalitetin në Kuvend. Por, me sa duket, edhe pse në një mot të mirë, me diell dhe temperatura të larta, Arta Marku është sëmurur papritur. Ajo ka njoftuar mungesën e saj në seancën e sotme.

Deputeti Lefter Maliqi ka lajmëruar se ndryshe nga sa është parashikuar, Prokurorja e Përgjitshme e Përkohëshme, Arta Marku për arsye sipas tij, shëndetësore, nuk do të paraqitet në Parlament për të raportuar rezultatet e vitit 2018.

S’besoj te jetë sëmurur nga përgjimet e gazetarit Gjerman të Gazetës Bild ,qe sot do të publikoj fakte dhe me tronditëse të shitblerjes së votave dhe lidhjeve te bandave e krimit të organizuar me Qeverinë”, shkruuan Maliqi në rrjetet sociale.

Ai i uron kryeprokurores shërim të shpejtë duke shtuar se se nuk mbi të gjitha të mos sëmurej kalorës (Edi Rama).

Statusi i plotë:

Sa me njoftuan se sot Prokurorja e Pergjithshme per arsye shëndetêsore nuk paraqitet ne Parlament ku do të raportonte per rezultatet e vitit 2018 dhe pêr arrestimet politike të Opozites me urdher të Kalorësit dhe sejmenëve te tij ne qeveri e parlament.S’besoj te jetë sëmurur nga përgjimet e gazetarit Gjerman të Gazetës Bild ,qe sot do të publikoj fakte dhe me tronditëse të shitblerjes së votave dhe lidhjeve te bandave e krimit të organizuar me Qeverinë.Gjithsesi të shkuara Prokurore ,vetëm aman mos na sëmuret Kalorësi i Rilindjes,se pa ate edhe ju edhe gjithe institucionet e kapura te shtetit nga kaloresi i rilindjes mbeten në gjendje të rëndë dhe ska zot ae i sheron.