Pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve, ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schutz zhvilloi këtë mëngjes një takim me kreun e PD, Lulzim Basha. Pas saj, në zyrën e liderit të PD është futur ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca. Në qendër të takimit të tyre është pikërisht vendimi i opozitës për të dalë nga Parlamenti. Kujtojmë se faktorët ndërkombëtarë kanë dalë kundër këtij skenari ndërsa Basha në orën 17:00 të pasdites së sotme, do të mbledhë Këshillin Kombëtar të PD nga ku do dalë vendimi final për mandatet.