Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratën e akademikut të njohur Artan Fuga për djegien e Kuvendit.
Fuga tha se e di ai se ku mund t’i gjejnë provat për djegien e Parlamentit pa shkuar te SHISH, ndërsa kujton flakët e bombat molotov te Kryeministria dhe Kuvendi.
Për këtë ka reaguar presidenti, i cili falenderon akademikun që kujton situatën e rënduar ku ndodhej vendi.
“Faleminderit profesor Fuga, që na riktheve në situatën e çmendur që përjetuam dhe që sot na duket ëndërr!”, shkruan Meta.