Ditë historike për minierën hapësinore, sot misioni i parë në kërkim të...

Ditë historike për minierën hapësinore, sot misioni i parë në kërkim të parave në qiell

529
0

thumbs_b_c_f7cf341b7301fd1c40b1365ee3cf574d

Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane (NASA) po bën hapa drejt minierës hapësinore.

Sot do të bëhet misioni i parë nga ana e SHBA-ve në një asteroid për të cilin konsiderohet se ka xeherore në vlerë prej miliarda apo triliona dollarë. Me raketën “Atllas V” nga baza Kejp Kaneveral, në hapësirë do të lançohet fluturakja hapësinore “OZIRIS-Reks” (Hulumtues me Regolit – Sistem për përpunim optik të fotografisë në mënyrë spektroskopike dhe infra të kuqe), e cila pas turneut rreth Diellit, më 22 shtator të vitit 2017 do të afrohet drejt Tokës dhe me një fluturim të ulët, me ndihmë të gravitacionit, do ta rris shpejtësinë e saj.

Nga sipërfaqja e asteroidit Bennu do të mblidhet material me peshë prej 60 deri në 2.000 gramë

Në gusht të vitit 2018, në asteroidin Bennu do të aterojë një anije kozmike, e cila me ndihmë të dorës robotike nga sipërfaqja e asteroidit do të mbledh material me peshë prej 60 deri në 2.000 gramë. Anija kozmike “OZIRIS-Reks” në asteroidin Bennu do të qëndrojë tre vite dhe në mars të vitit 2021 do të niset drejt Tokës. /Anadolu Agency/