Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar sot ditën e verës me një foto përkrah bashkëshortes së tij Liri Berisha. ‘Sot dita e verës, dita e ndryshimit të madh!
Një urim të përzemërt për një ndryshim për mirë për ju miq, për shqiptarët dhe Shqipërisë ndryshimin që po pret. Gëzuar”, shkruan Berisha. Çfarë ka dashur të thotë ish-kryeministri me ndryshimin e madh? Ndërkohë kujtojmë që ditën e shtunë opozita e bashkuar ka paralajmëruar protestë para kryeministrisë.