Festa e luleve, traditë, art dhe gastronomi! Kështu titullohej ftesa që pronari i Restorant Rapsodia në Lezhë, Alfred Marku e kishte përgatitur për miq, të afërm, kolegë, personalitete dhe këdo që dëshironte të ishte i pranishëm! Një festë e kthyer tashmë në traditë ku lulet janë pjesë e gatimit, por edhe si shije në pijet e ndryshme, restorant rapsodia priti në 9 maj vizitorë nga çdo zonë. Stafi i portalit “VIZION.COM.AL” udhëtoi drejt Lezhës një aktivitet tjetër në funksion të turizmit. Nuk është larg, dhe kur mendon se atje të presin pjatat plot shije të shef Alfred Markut, nuk keni pse ta mendohemi dy herë. Promovimi i artit kulinar dhe produkteve rajonale ka qenë motivimi me të cilin është nxitur Marku për të krijuar një festë të tillë në Lezhë. Kureshtarët ishin të shumtë për të shijuar çdo gatim, kjo për meritë të Alfred Markut, pronarit të rapsodisë. Recetat e tij janë unike, nga dita në ditë e nga festa në festë. Rapsodia është vendi ku mbledh plot njerëz për festa, sepse të gjithë e njohin shijen magjike të pjatave që ofron shef Fredi. “Nuk ka rëndësi nëse ndihesh lule apo bletë, festa jonë ju mirëpret të gjithëve”-ishte motoja e kësaj feste.
Veç ushqimit, këtu mund të shijosh një ditë në natyrën e bukur të Shëngjinit. Mes barit, luleve dhe pemëve të çelura, të cilat të sjellin në humor dhe të qetësojnë mendjen dhe shpirtin. Pjesëmarrësit ishin të shumtë, si kryetari aktual i bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, kandidati socialist për këtë bashki, Pjerin Ndreu, zyrtarë lokalë por jo vetëm, si dhe personalitete nga fusha e artit, kulturës dhe medias. Nën moderimin e Rudina Dembacaj, festa mori ngjyrat e një spektakli, dhe interesi i medias ishte i madh! Edhe pse shiu i majit ishte i bezdisshëm, bukurinë e festës nuk e prishi asgjë.
Restoranti Rapsodia me kualitete të kuzhinës dhe natyrës
Aty ku klientët kanë mundësi të provojnë shije të reja ushqimi, pamje brilante të natyrës dhe kuzhinierët me eksperiencën e shumë kuzhinave botërore. Në specialitet e kanë përzierjen e kuzhinave italiane dhe shqiptare. Ky është restoranti Rapsodia në Lezhë.
Në këtë restorant do ta vlerësoni bukën, makaronat dhe ëmbëlsirat e bëra në shtëpi, gjithmonë të freskëta dhe të shumëllojshme që ndjekin ndërrimin e stinëve. Do të gjeni një kuzhinë me një meny që do ju kënaqë si të keni ardhur për një takim galant ose thjeshtë me familje.
“Të gjitha këto së bashku përbëjnë kuzhinën tonë, e cila është dhe frut i karakterit tonë dhe pasionit. Dhe pse ndjehem i lidhur me kulturën e kaluar të kuzhinës ku dominojnë produktet tipike dhe të freskëta, kemi menduar për një kuzhinë që prezanton lidhjen mes asaj që ishim dhe asaj që jemi sot, mes të vjetrës dhe të resë”, thotë pronari i këtij restorani Alfred Marku.
Recetat e restorantit Rapsodia, janë të kuzhinës italiane dhe të përziera me ato të cilat janë me shumë shije.
“Është e drejtë që lumturinë tonë ta rikthesh dhe te ushqimi. Sepse një kuzhinë e mire reflekton ndjenjat e shijes, nuhatjes dhe të shikimit dhe mbase ndikon dhe më mirë se sa një pikturë ose një muzikë, të cilat nuk mund të na ngopin stomakun por vetëm mendjen. Atë që do doja për ndjenjat tuaja është që të rezultojë sa më pak banaliteti i një funksioni kryesor të jetës sonë”, tha Marku .
“Të ushqehesh duke u kënaqur”, është pothuajse motoja e Rapsodisë.
Fëmijët do kenë mundësinë të ushqehen si të mëdhenj duke gjetur në tavolinë me një mundësi tjetër loje. Pra kuzhina jonë është e hapur dhe nuk ju ngelen gjë tjetër veçse ta provoni. Nëse keni kënaqësinë të kaloni raste speciale si pagëzime, kungime, martesa në një vend special, ky restorant ofron organizim banketi, meny degustimi dhe shumë manifeste tjera. Planifikojmë së bashku edhe festat tuaja. Gjatë stinëve të bukura miqtë tanë mund të ulen e të hanë në ambiente të hapura, për të vlerësuar panoramën dhe me ndihmën e erës te ndjejnë aromën e detit i cili ndodhet jo më larg se një kilometër.
Rapsodia mund të presë rreth tetëdhjetë vetë. Është e pajisur dhe me dhoma të reja për natën. Shtatë dhoma dopio dhe dy teke. Të gjitha me banjo, TV dhe ballkon. Pozicioni i maleve jep mundësinë të bëjnë ekskursione dhe shëtitje në kontakt me natyrën.
Këtu Shqipëria, vend i pasur me histori dhe tradita. Udhëzues të specializuar mund t`iu shoqërojnë në një shëtitje mes kështjellave dhe qyteteve antike, të cilët kanë shumë histori dhe legjenda për të treguar. Magjia e tyre do iu tërheqë deri atje ku iken fantazia juaj. Rapsodia iu pret për momente të paharruara.
Përgatiti: Eglantina Alliaj