Astma mund të menaxhohet duke marrë medikamentet e rekomanduara nga mjeku juaj, si dhe duke shmangur shkaktarët e saj. Gjithashtu mund ta menaxhoni atë duke zgjedhur një regjim ushqimor të ekuilibruar mirë.
Meqë po flasim për vakte të mirëbalancuara, është një ide e mirë të furnizoni trupin me elementet e duhura ushqyese, pasi ju ndihmon të menaxhoni shumë mirë astmën. Më poshtë janë disa pije të shëndetshme të cilat mund t’i përfshini në regjimin tuaj. Janë plot vitamina e minerale dhe ju ndihmojnë të gëzoni një shëndet të plotë në përgjithësi.
Lëng molle
Lëngu i mollës përmban shumë flavonoide. Një flavonoid i veçantë që mund të jetë i dobishëm për të sëmurët me astmë, është khellin-a. Studimet kanë treguar se ky flavonoid është shumë i mirë në relaksimin e muskujve të frymëmarrjes, duke e lehtësuar atë.
Çaj xhinxheri
Xhenxhefili është një bimë e njohur për vetitë esaj të fuqishme anti-inflamatore. Kjo është arsyeja pse konsumi i rregullt i çajit të xhenxhefilit mund t’ju mbajë larg një ataku astme. Konsumi i çajit të xhenxhefilit gjithashtu mund të rrisë efektin e ilaçeve të astmës, duke ju shpëtuar nga nevoja për të marrë doza të larta të tyre për efekte më të mëdha.
Smoothie me banane
Disa studime kanë treguar se një porcion smoothie mund të ndihmojë konsiderueshëm në reduktimin e simptomave të një ataku astme. Siç mund ta dini tashmë, kjo pije ju siguron kalium, një element ushqyes shumë i dobishëm për zemrën. Një porcion smoothie me banane ju bën mirë edhe në rastet e problemeve me tretjen.
Lëng karote
Falë sasive të mëdha të vitaminës A në lëngun e karotës, pirja e tij rregullisht mund të ndihmojë në parandalimin e një ataku astme. Kjo vlen sidomos nëse përjetoni sulme astme pas një stërvitjeje fizike. Përveç kontrolli të astmës, vitamina A gjithashtu mbron shëndetin e syve dhe mbron sistemin imunitar.
Çaj menteje
Aroma e një filxhani çaj me mente mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të një ataku astme. Mentja është një bimë e njohur në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes, duke qenë shumë efektive tek një i sëmurë me astmë.
Kafeja
Diçka e thjeshtë si pirja e një filxhani kafeje mund të ndihmojë në shmangien e një ataku astme. Kjo sepse është e pasur me antioksidantë që stimulojnë relaksimin e rrugëve të frymëmarrjes, duke e bërë më të lehtë për ju të merrni frymë lirisht. Sidoqoftë, zgjidhni kafe të zezë sepse qumështi dhe kremi i qumështit janë përkeqësues të sulmeve të astmës.
Çaji i zi
Ashtu si kafeja, çaji i zi nxit relaksimin e rrugëve të frymëmarrjes. Për shkak se përmban më pak kafeinë se kafeja, është më i dobishëm tek të sëmurët me astmë që kanë ndjeshmëri ndaj kafeinës. Mos shtoni qumësht në çajin tuaj të zi sepse siç e përmendëm më herët, mund të shkaktojë një përkeqësim të astmës.
Smoothie me avokado
Glutathione është një nga antioksidantët më të fuqishëm në planet dhe është shumë i dobishëm tek të sëmurët me astmë. Meqenëse avokadot përmbajnë sasi të mëdha të tij, konsumi i tyre në formë smoothie mund t’ju mbajë larg krizave të astmës, në një mënyrë shumë freskuese dhe ushqyese.
Uji
Një nga mënyrat më të thjeshtë për të mos lejuar që astma të shkatërrojë ditën tuaj, është pirja e sasive të mjaftueshme të ujit .Një shkaktar i njohur i astmës është dehidratimi dhe mund të parandalohet duke pirë 8-12 gotë uji çdo ditë. Pirja e ujit gjithashtu ndihmon largimin e toksinave të grumbulluara në trup.