Dimri duket se ka vendosur që të trokasë avash-avash në Shqipëri, pasi deri në ditën e sotme kemi shijuar rrezet e diellit dhe motin e ngrohtë. Sipas parashikimeve të Meteroalb, nga kjo javë do të nisin edhe uljet e temperaturave. Nga mesi i javës pritet që të kemi edhe reshje të dëborës në zonat malore mbi 1,500 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë që nuk do të mungojë as prezenca e shirave në pjesën më të madhe të vendit. Konkretisht reshjet do të shtohen gjatë ditës së martë dhe të mërkurë.