Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia në Golem, për shkak se ka përhapur panik duke thërritur me autoparlant ”Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”. I riu akuzohet për akuzën e përhapjes së informacioneve të rreme që ngjallin panik.
“Më datë 19.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik” për shtetasin G. A., 18 vjeç, pasi në Golem, u kap në flagrancë duke bërë thirrje me autoparlant ”Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, duke ngjallur panik tek banorët”, njofton Policia.