‘Dilni jashtë’, Bernd Borchardt injoron protestueset, flet për gazetarët e kërcënuar

‘Dilni jashtë’, Bernd Borchardt injoron protestueset, flet për gazetarët e kërcënuar

390
0

Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt ka folur menjëherë pas incidentit të ndodhur në forumin e pestë të medias, ku pesë vajza hynë me pankarta në duar duke protestuar kundër Borchardt, i cili i nxori gishtin e mesit disa ditë më parë banorëve të Astirit.

Ambasadori i OSBE-së tha se e shpërfill këtë veprim dhe kërkoi që protestueset të dalin jashtë.

“Faleminderit shumë për kontributin tuaj. Ju lutem nëse mund të dilni jashtë. Mendoj se thjesht do t’i shpërfill”, tha ambasadori i OSBE-së dhe vijoi fjalën e tij ku shprehu mbështetjen ndaj gazetarëve të kërcënuar për shkak të profesionit.Në fund të fjalës Borchardt kërkoi ndjesë për incidentin.

“Media on-line është zhvilluar shumë kohët e fundit në krahasim me vitet e kaluara dhe kemi vënë re një zhvillim të madh të medias online. Kemi projekte tona lidhur me median, projektet tona të fundit. Sa i përket progresit kanë qenë çështje të cilat duhet të adresohen dhe është e rëndësishme që duhet t’i jepet profesionalizmit. Kemi thirrur ekspertët për të dhënë rekomandimet për këtë çështje  sa i takon ndikimeve të medias,  ka disa faqe  në internet që përdorin informacion të ndikueshëm të anshëm dhe të pavërtetë dhe pronarët e tyre nuk dihen se kush janë dhe nuk mund të bëjmë sikur kemi harruar disa raste që gazetarët  janë kërcënuar dhe ne e kemi ndjekur nga afër këtë çështje”, theksoi më tej ambasadori.