Diell dhe temperatura deri në 41 gradë, njihuni me parashikimin e motit...

Diell dhe temperatura deri në 41 gradë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

405
0

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore nga veriu i Afrikës do të vijojnë të kushtëzojnë kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë republikën e Shqipërisë. Parashikohet që pasditja të lër me kthjellime bregdetin dhe zonat e ulta por vranësira të lehta shfaqen në zonat përgjatë kufirit lindor. Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjatë mëngjesit por ulen lehtë vlerat e mesditës duke luhatur ekstremumet ditore nga 18°C deri në 41°C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 40-45 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Kthjellimet mbizotërojnë në të gjithë Kosovën deri në mesditë kur vranësirat shtohen në territor, ndërsa shira afatshkurtër dhe të izoluar priten në zonat lindore dhe juglindore. Por orët e vona të pasdites përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike.

Maqedonia e Veriut

Moti mbetet me kthjellime në zonat perëndimore por vranësira kalimtare do ketë në zonat lindore të MV gjatë paradites. POR pasditja sjellë zhvillim të vranësirave lokale në zonat veriore duke gjeneruar shira afatshkurtër dhe të izoluar. POR sërisht mbrëmja ri-kthen kthjellimet në të gjithë MV.