Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, ky është parashikimi i motit...

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, ky është parashikimi i motit për sot

422
0

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me diell.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 08°C në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 15°C.

Era do të fryjë në drejtim Perëndimor – Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 1 ballë.

Ndërsa Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -03°C në 05°C dhe në zonat e ulëta nga 02°C në 08°C.