Diabeti, bëni kujdes ndaj kësaj simptome. Mos e nënvlerësoni asnjëherë!

Diabeti, bëni kujdes ndaj kësaj simptome. Mos e nënvlerësoni asnjëherë!

422
0

Simptomat e Diabetit Mellitus tip 2, në fazën fillestare të tij, janë mjaft të heshtura dhe në pjesën më të madhe të rasteve, sëmundja zbulohet vetëm kur gjendja bëhet mjaft e rëndë dhe rritet risku për të bërë komplikacione. Nëse arrihet të kapet në fazën fillestare, diabeti është më i lehtë për t’u menaxhuar dhe në disa raste, mund të bëhet dhe i kthyeshëm (në kushtet kur ndikohet nga faktorë të përkohshëm, siç mund të jetë marrja e kortizonikëve).

 

Kush vuan prej kësaj sëmundjeje, jeton në një gjendje ku trupi i vet nuk prodhon, ose prodhon shumë pak insulinë. Insulina është hormoni që shndërron glukozën (sheqerin) në energji. Duke mos u bërë ky shndërrim, në gjak rritet niveli i sheqerit që mund të ndikojë në shumë organe të trupit dhe në funksionin e tyre. Ekzistojnë mjaft simptoma që duhet të keni parasysh, por njëra është më e zakonshmja.

 

Nëse e ndjeni nevojën për të shkuar shpesh në banjo, ose zgjoheni vazhdimisht gjatë natës për të urinuar, atëherë duhet të bëni një test të thjeshtë për matjen e sheqerit në gjak. Një simptomë e tillë mund të tregojë në shumicën e rasteve se jeni prekur nga diabeti mellitus, pasi shfaqet kur rritet sasia e sheqerit në gjak dhe veshkave u duhet të punojnë më tepër për ta eliminuar atë me urinë.

 

Kjo gjë prodhon një sasi të shtuar urine. Ka persona që zgjohen 2-3 herë gjatë çdo nate për të urinuar, mirëpo nëse një problem i tillë nuk menaxhohet në kohë, mundet të dëmtojë veshkat dhe fshikëzën e urinës. Nga ana tjetër, humbja e një sasie të madhe urine, bën të lindë dhe ndjesia e etjes me konsumin e një sasie më të madhe uji.

 

Pra, nëse kohët e fundit keni vënë re tek vetja një urinim më të shprehur, të shoqëruar me etje të shtuar, mund të shkoni në farmacinë më të afërt të masni nivelin e sheqerit esëll në gjak. Është ndër testet më të thjeshtë dhe tepër ekonomikë. Nëse niveli i sheqerit tuaj esëll e kalon nivelin e 126 mg/dl në dy teste rresht, atëherë duhet të flisni me mjekun tuaj të familjes dhe mjekun endokrinolog për ndjekjen tuaj të mëtejshme.