Dhuna ndaj gazetarit Doçi

Dhuna ndaj gazetarit Doçi

531
0

OSBE : E papranueshme, të hetohet!

OSBE ka reaguar lidhur me sulmin e ndodhur dy ditë më parë ndaj gazetarit të Neës24, Enver Doçi.

Gazetari Doçi u dhunua nga policia, teksa po filmonte momentin e arrestimit të disa personave. Lidhur me këtë ngjarje, OSBE shprehet e shqetësuar, duke thënë se dhuna ndaj një anëtari të medias është e papranueshme.

Përmes një mesazhi në “Tëitter”, OSBE iu bën thirrje autoriteteve të hetojnë për incidentin e ndodhur në Dibër, si dhe të sigurojnë mbrojtjen e gazetarëve.

“Të shqetësuar për sulmin ndaj gazetarit të Neës24. Sulmi fizik ndaj gazetarit të Neës24, Enver Doçi. Dhuna kundër një anëtari të medias, e pa-pranueshme. Sulmi ndaj gazetarit gjatë operacionit të policisë. Thirrje autoriteteve të hetojnë incidentin ndaj gazetarit. Thirrje autoriteteve të sigurojnë mbrojtjen e gazetarëve”, thuhet në reagimin e OSBE.

Shperndaje