Detoksikoni sistemin tretës me 10 gjethe dafine, kura 100% natyrale që duhet...

Detoksikoni sistemin tretës me 10 gjethe dafine, kura 100% natyrale që duhet ta provoni të gjithë

395
0

Prej shekujsh gjethet e dafinës janë konsideruar simbol i paqes dhe sigurisë, mirëpo përveç këtij konotacioni historik, së fundmi ato po gjejnë gjithmonë e më shumë përdorim në mjekësinë alternative dhe industrinë farmaceutike. Gjethet e dafinës janë një burim i rëndësishëm i vitaminës A, B dhe C dhe acidit folik, si dhe përmbajnë kalium, bakër, kalcium, mangan, hekur, selen, zink dhe magnez.

Sot ju rekomandojmë një kurë tejet të thjeshtë dhe efektive që trajton problemet e tretjes dhe jashtëqitjes. Nëse vuani nga konstipacioni, ky trajtim është ai që ju duhet krahas një regjimi ushqimor të shëndetshëm.

Për përgatitjen e kësaj kure ju duhen 10 gjethe dafine të thata të grimcuara dhe 4 lugë gjelle me lëkura portokalli të grimcuara.

 

Përziejini bashkë, hidhini në një tenxhere me një litër ujë dhe ziejini për dhjetë minuta. Pasi t’i keni zier duhet ta lini enën të mbuluar për 20 minuta dhe më pas kullojeni. Ëmbëlsojeni me mjaltë organik dhe konsumojeni 3 herë në ditë pas vakteve të ngrënies. Gjethet e dafinës kanë një impakt të fortë në sistemin tretës, duke ulur kësisoj nivelin e toksinave në trup dhe duke stimuluar detoksikikim e zorrës së trashë.