Detajet për kokainën e nisur nga Ekuadori që u zëvendësua me oriz

Detajet për kokainën e nisur nga Ekuadori që u zëvendësua me oriz

448
0

Gjykata për Krime të Rënda është duke shqyrtuar masën e sigurisë për personin e arrestuar në Durrës, për kontejnerët që dyshohet se kishin kokainë.

Policia ka arrestuar edhe një person tjetër për këtë ngarkesë, që dyshohet se ishte nisur nga Ekuadori për në Portin e Pireut në Greqi e më pas në Portin e Durrësit.

Duke iu referuar burimeve mësohet se Altin Mysilhaka, personi i parë i vënë në pranga është futur duke treguar një bexh në Port, ndërsa sipas burimeve mësohet se autoritetet greke kanë zëvendësuar ngarkesën e kokainës, me sasi orizi.

Kamerat e sigurisë më pas kanë kapur edhe personin e dytë, të identifikuar Ardian Bega. Masën e sigurisë për Mysilhakën po e shqyrton gjyqtarja Irena Gjoka.