Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas bluve të Vlorës, arrestimi i tyre është kryer pasi ushtronin dhunë në familje, drejtonin makinën pa dokumentacionin përkatës si dhe kultivonin lëndë narkotike të llojit kanabis.
Njoftimi i policisë:
Gjatë 24 orëve të fundit, në vijim të punës intensive, Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale. Arrestohet në flagrancë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh” shtetasi M.F., 30 vjeç, banues në fshatin Çeprat, Vlorë.Seksioni i Narkotikëve ka bërë të mundjen kapjen dhe arrestimin e tij në fshatin Llakatund të Vlorës pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, iu gjet e fshehur një sasi lënde narkotike prej 220 gramë e llojit çokollatë.