Detaje nga plagosja e çiftit në Allias/ Shpallen në kërkim i afërmi...

Detaje nga plagosja e çiftit në Allias/ Shpallen në kërkim i afërmi dhe fqinji i biznesmenëve, hynë për të grabitur në banesë

469
0

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e çiftit Petrit dhe Afërdita Laze, ngjarje kjo që ndodhi tre ditë më parë në zonën e Alliasit në Tiranë. Për këtë ngjarje ende nuk ka asnjë të arrestuar por dy të dyshuar, që janë shpallur në kërkim.

 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i dyshuari i parë është një fqinj i tyre, një banor i zonës në Allias me precedent penal, i cili gjatë kontrollit të Policisë nuk është gjetur në banesë. Ndërsa i dyti është i afërm i familjes Laze. Për këtë të fundit dyshohet se mund të ketë qenë pjesë e grupit që tentuan grabitjen, pasi njihej me njërin nga punëtorët që çifti i biznesmenëve e kishte marrë në dyqanet e bukës. Ende nuk dihen identitetet e personave të shpallur në kërkim.

 

 

Tre ditë më parë në rrugën “Njazi Meka”, në zonën e njohur si Allias në Tiranë, çifti, Petrit dhe Afërdita Laze  u plagosën nga dy persona teksa ndodheshin brenda banesës së tyre. Autorët hynë në banesë për të grabitur dhe pas përballjes me familjarët qëlluan me armë.  Gjendja e 61-vjeçarit që mori një plumb në bark, pas daljes nga ndërhyrja kirurgjikale është stabilizuar. Po ashtu edhe e gruas së tij, që ka një plagë në kofshë nga të shtënat e njërit prej autorëve të grabitjes. Çifti me origjinë nga Skrapari, prej 1994 ishin zhvendosur në Tiranë ku kishin hapur biznesin e tyre.