Detaje nga plagosja e çiftit në Allias/ Ngjarja ndodhi në sy të...

Detaje nga plagosja e çiftit në Allias/ Ngjarja ndodhi në sy të vajzës 17-vjeç, autorët dinin vendin e mbajtjes së parave, ja çfarë dyshohet

449
0

 

 

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ka tronditur banorët në Allias mbrëmjen e djeshme, ku persona të maskuar kanë plagosur me armë zjarri çiftin e  bashkëshortëve Petrit dhe Afërdita Laze, gjatë tentativës për t’i grabitur.

 

Mësohet se vajza e çiftit, Dejzi Laze, 17- vjeçe ndodhej në shtëpi në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

 

Ajo i ka thënë policisë se personat ishin dy persona të maskuar dhe njëri prej tyre mbante dhe armë.

 

Sipas 17-vjeçares, një person i tretë i ka ndihmuar grabitësit të largohen.

 

Ndërkohë dyshohen se autorët të jenë të afërm ose fqinj të çiftit, pasi raportohet se ata ishin në djeni të vendit ku ata mbanin paratë. Gjithashtu kishin informacion që çifti çdo të dielë merrnin në shtëpi xhirot e brendshme të dyqanit.

 

Petrit dhe Afërdita Laze kishin një biznes të tyre privat në katin e parë të ndërtesës, ku merreshin me tregtimin e prodhimit të brumit. Ndërsa në katin e dytë ishte banesa ku jetonin.

 

Tashmë ata ndodhen në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën. Mësohet se 60-vjeçari Petrit Laze është plagosur me një plumb në bark.