Një 63-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka dhunuar zyrtarin e Kadastrës në Tropojë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ka rënë shtetasi me inicialet A.Gj.
Ndërkohë, ky i fundit akuzohet për veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës’.
DETAJE NGA POLICIA:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin A.Gj., 63 vjeç, banues në fshatin Llugaj.
Arrestimi i tij u bë pasi për shkak të detyrës ka goditur me grushta përgjegjësin e Zyrës së Kadastrës Tropojë, shtetasin B.L.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.