Derbi ndez kryeqytetin, Tirana dhe Partizani takohen në momente të kundërta

Derbi ndez kryeqytetin, Tirana dhe Partizani takohen në momente të kundërta

357
0

Në stadiumin Air Albania, në orën 18:00, e gjithë vëmëndja do të jetë te derbi i radhës mes Tiranës dhe Partizanit. Bardheblutë, të cilët janë edhe kampionët në fuqi do të kërkojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive të tre sfidave të fundit, ku kanë marrë dy fitore dhe një barazim. Mirëpo, momenti aktual nuk është më i miri për Tiranën, e cila kampionatin e nisi me një sukses ndaj Kukësit, por më pas erdhën zhgënjimet, ndërsa ekipin prej tre ndeshjesh e drejton trajneri Nevil Dede.

Cana :  Nëse fiton Tirana do quhet surprizë, janë pa 7 lojtarë kampionë

Duro: Nuk është derbi si jemi mësuar ta shohim, Tirana rrezikon me një humbje

Ky i fundit, ende nuk ka marrë trepikëshin e parë dhe shpreson ta bëjë në nje ndeshje kaq të ndjerë sa derbi. Sa i takon formacionit, te bardheblutë rikthehet Toshevski, teksa në sulm pritet të jetë i vetëm Muçi me mbështetjen e Torasës, Danso e Halili.

Ndërkohë, në kampin e kuq, atmosfera është mëse pozitive. Partizani aktualisht është në vendin e parë pas pesë takimeve të para dhe pavarësisht problemeve që pritej të kishte në organikë si pasojë e mungesës së merkatos, trajneri Ilir Daja, ia ka dalë të marrë maksimumin nga skuadra, teksa tashmë shihen me syrin e një skuadre që mund të pretnendojë objektiva madhorë.

Sa i përket pjesës së formacionit, Daja nuk do të ndryshojë shumë me sfidat e kaluara, teksa në sulm Bardhi, Silomon e Mala, do të jenë ata që do të kenë detyrën kryesore për të finalizuar aksionet.