Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, i ka reaguar drejtorit të Klan Kosovës, Baton Haxhiut, i cili sot tha se Albin Kurti e Hashim Thaçi kanë pasur dy takime të gjata, përveç 4-minutëshit në Presidencë.
Aliu thotë se deklarata e Haxhiut në televizionin e tij është e pavërtetë dhe kjo, sipas zyrtarit të lartë të VV-së, tregon nivelin që ai ka rënë.
‘E ka humbë Batoni udhën në oborr. Traumë të pashërueshme i ka shkaktu Albini.
Rrena e tij e fundit në lidhje me gjoja takimin e Albinit me Hashimin, tregon se në çfarë niveli ka degradu ky, madje edhe si spiun.
Për këtë rrenë të lodhtë, Stanishiqi shkelma prej zyrës e kish qitë. – Marsh bitango’, ka shkruar Aliu,
Zyra për Media e VV-së ka mohuar se kreu i saj është takuar në mënyrë sekrete me presidentin Thaci.
Madje, sipas VV-së, Haxhiu u shpreh në këtë mënyrë vetëm që të nxjerrë Hashim Thaçin nga situata që, sipas tyre, e ka vënë VV-ja së fundmi